- 01 - 07 - 2022
Britania e Madhe dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më tepër së bashku për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndaluar përhapjen e tij në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe pas nënshkrimit të një Marrëveshjeje Partneriteti, Tregtie dhe Bashkëpunimi mes dy vendeve.
Marrëveshja e nënshkruar përcakton synimet e dy vendeve për marrëdhëniet në të ardhmen, duke përfshirë përforcimin e lidhjeve politike, ekonomike, të sigurisë dhe kultures, si dhe thellimin e punës së përbashkët kundër krimit të organizuar.
Marrëveshja do të mundësojë më tepër bashkëpunim mbi qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin politik, përmirësimin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Duke nënshkruar Marrëveshjen, Britania e Madhe ka ripohuar angazhimin e saj për një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë dhe për të luajtur një rol të vazhdueshëm pozitiv në Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja gjithashtu do të mundësojë përmirësimin e marrëdhenive tregtare mes dy vendeve.