OKB: Hakerët e Koresë së Veriut kanë vjedhur më tepër se 300 milionë dollarë për financimin e armëve bërthamore

Ushtria e hakerave të Koresë së Veriut ka vjedhur qindra miliona dollarë përgjatë gjithë vitit 2020 për të financuar programet bërthamore dhe të raketave balistike të vendit në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sipas një raporti konfidencial të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti akuzon regjimin e udhëheqësit Kim Jong Un për kryerjen e "operacioneve kundër institucioneve financiare" për të financuar armët dhe për të mbajtur ekonominë e Koresë së Veriut. Sipas dokumentit, një shtet anëtar i OKB-së pretendon se hakerat i kanë vjedhur një pasuri me vlerë 316,4 milionë dollarësh gjatë periudhës 2019 dhe nëntor 2020.

Raporti gjithashtu pretendon se Koreja e Veriut "ka prodhuar materiale, ka mirëmbajtur objektet bërthamore dhe ka përmirësuar infrastrukturën e raketave balistike" ndërsa vazhdonte "të kërkonte materiale dhe teknologji për këto programe nga jashtë".

Koreja e Veriut për vite me radhë ka kërkuar të zhvillojë armë të fuqishme bërthamore dhe raketa të përparuara, pavarësisht kostos së tyre të lartë dhe faktit që një aktivitet i tillë e ka kthyer vendin në një paria ndërkombëtare të ndaluar nga OKB-ja për të kryer pothuajse çdo aktivitet ekonomik me vendet e tjera.

Etiketim

lajm