SHBA: Trump i pakënaqur me performancën e avokatit të tij të mbrojtjes

Ish Presidenti Donald Trump u shpreh i pakënaqur me argumentin e avokatit të tij Bruce Castor në Senat, sipas disa burimeve.

Castor, i cili përfaqëson Trump së bashku me avokatin David Schoen, dha një argument në Senat, duke përfshirë lavdërime për menaxherët e Dhomës për një prezantim që ishte "bërë mirë".

“Supozohej të merrte fjalën Schoen i pari dhe jo Castor”, theksuan burimet. Por Castor deklaroi në Senat se kjo procedurë "kishte ndryshuar pasi menduam se prezantimi i menaxherëve të Dhomës ishte bërë mirë".

Megjithëse ish-Presidenti nuk ishte i kënaqur me performancën e avokatëve të tij të mbrojtjes, stafi i tij mbeti i sigurtë se ai ishte drejtuar për pafajësi. Dy burime të afërta me Trump shtuan se ai qëndroi ulur deri në fund të seancës gjyqsore, por duke biseduar me ndihmësit se si të rigjenerohen dhe ndihmohen republikanët rreth zgjedhjeve afatmesme.

Etiketim

lajm