OBSH: Rastet me Covid-19 shënojnë rënie në 17% në të gjithë botën

Numri i rasteve të reja me Covid-19 të raportuara në të gjithë botën ka shënuar rënie, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 të raportuara në të gjithë botën ështe ulur me 88,000 vdekje të reja të raportuara javën e kaluar, një rënie prej 10% krahasuar me javën e mëparshme, bëri të ditur OBSH.

“Më tepër se 3,1 milionë raste të reja me Covid-19 u raportuan në të gjithë botën javën e kaluar”, theksoi OBSH. Kjo ishte një rënie prej 17% nga java e mëparshme dhe numri më i ulët i rasteve në të gjithë botën që nga java e 26 tetorit, 2020.

"Megjithëse ka ende shumë vende me numër të rasteve në rritje në nivel global, kjo është inkurajuese", sipas të dhënave.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë numrin më të lartë të rasteve të reja të Covid-19, me 871,365. Megjithatë, kjo shifër përfaqëson një rënie prej 19% të rasteve nga java e kaluar, bëri të ditur OBSH.

Etiketim

Covid-19