Covid-19: Britania e Madhe rrit kufizimet për udhëtarët

Britania e Madhe, që ka një nga nivelet më të larta të rasteve me Covid-19 në botë, me rreth katër milionë dhe 114,066 viktima, ka rritur kufizimet kufitare për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të virusit të identifikuara në këtë vend dhe në Brazil.

Prej 15 shkurtit, banorët e Britanisë së Madhe dhe Irlandës që vijnë nga vende që janë në "listën e kuqe” duke përfshirë Afrikën e Jugut, Portugalinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, do të duhet të "karantinohen" në një nga hotelet e aprovuara nga qeveria, deri tek testi i Covid-19.

Të gjithë udhëtarët e tjerë, të cilët kanë vizituar këto vende 10 ditë para udhëtimit drejt Britanisë së Madhe, që aktualisht është nën një bllokim të tretë kombëtar, janë të ndaluar të hyjnë.

Ata të cilët nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e karantinës ose përpiqen të fshehin faktin se kanë vizituar një nga vendet me rrezikshmëri të lartë mund të marrin një dënim me 10 vjet heqje lirie.

Pasagjerët, të cilët mbërrijnë nga destinacionet që nuk janë në "listën e kuqe" duhet të paraqesin një test negativ brenda 72 orëve nga nisja e tyre.

Përveç kësaj, atyre gjithashtu u kërkohet të izolohen për 10 ditë, si dhe të bëjnë një test të Covid-19 në ditën e dytë dhe të tetë pas mbërritjes.

Etiketim

lajm