Covid-19 : Variantet e reja po kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike në botë

Variantet e reja të Covid-19, që po përfshijnë botën po komplikojnë rimëkëmbjen ekonomike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se masat bllokuese në vend do të zgjasin deri më 7 Mars. Merkel shtoi se vendi duhet të "përgatitet për variante të reja, që mund të bëhen dominuese".

Në Britaninë e Madhe liderët qeveritarë bënë të ditur se një rrugë dalje nga masat bllokuese mbetet jashtëzakonisht e vështirë.

Sekretari britanik i Transportit Grant Shapps theksoi se mundësia e turistëve britanikë për të bërë pushime këtë vit do të varet pjesërisht nëse vaksinat do të jenë efektive kundër varianteve të reja.

"Nuk mund t'ju jap një përgjigje përfundimtare nëse do të jetë e mundur për të bërë pushime këtë vit" deklaroi ai.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderët qeveritarë janë duke reduktuar masat kufizuese ndaj Covid-19. Zyrtarët e Çikagos theksuan se shërbimi i brendshëm në bare, restorante dhe evente mund të zgjerojë kapacitetin, ndërsa Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo do të lejojë që stadiumet dhe arenat kryesore të rihapen duke filluar nga data 23 Shkurt.

Etiketim

lajm