Covid-19: Maska e dyfishtë ofron më tepër mbrojtje

Në më pak se një vit më parë, u zhvilluan debate mbi efikasitetin e mbajtjes së maskave në parandalimin e transmetimit të Covid-19. Një hulumtimi i ri bëri të ditur se mbajtja e maskave të dyfishta është edhe më efikase.  

"Maska e dyfishtë" përbën vendosjen e një shtrese mbi një maskë kirurgjikale që mund të mbrojë deri në 92.5% ndaj grimcave potencialisht infektive prej një personi të infektuar, sipas të dhënave të reja nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kjo është më tepër se dyfishi i mbrojtjes që mund të ofrojë një maskë e thjeshtë kirurgjikale, duke bllokuar vetëm rreth 42% të grimcave.

Nëse hasni një person të infektuar dhe të dy keni maska të dyfishta, ekspozimi ndaj grimcave potencialishnt infektive zvogëlohet me 96.4%.

"Rekomandohet që maskat të kenë dy ose më tepër shtresa, të mbulojnë plotësisht hundën dhe gojën dhe të përshtaten mirë me fytyrën", deklaroi Drejtori i Qëndrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Një maskë mjekësore e dyfishtë mund të mbrojë deri në 63% ndaj grimcave, që mund të përmbajnë koronavirus dhe kur të dy personat mbajnë maska të dyfishta mbrojtja mund të arrijë deri në 95.9%.

Etiketim

lajm