SHBA: Demokratët debatojnë për mënyrat e ndëshkimit ndaj Trump

Demokratët në Kongres u shprehën të shqetësuar lidhur me faktin nëse do të përpiqen të ndëshkonin Donald Trump me censurë ose të lëvizin plotësisht nga ish Presidenti pasi Senati mund ta shfajësojë atë nën akuzën e nxitjes së trazirave të Kapitolit më 6 Janar.

Debati i Demokratëve përqendrohet në faktin nëse duhet të ndëshkohet Trump përmes një mënyre tjetër, siç është mundësia e censurës, që mund të fitojë më tepër mbështetje nga Republikanët e Kongresit. Por disa demokratë e konsiderojnë këtë lëvizje si shumë të dobët.

Për më tepër, disa demokratë pretendojnë se një votim i tillë mund t'u japë republikanëve, të cilët votuan për shfajësim një mbështetje politike duke kërkuar të distancohen nga veprimet e Trump pa ndërmarrë një hap më ndëshkues gjatë seancës gjyqësore të Senatit.

Ndërkohë, ka demokratë të tjerë, të cilët theksojnë se një rezolutë censure mund të strukturohet në një mënyrë që mund të ndalojë Trumpin që të kandidojë përsëri.

Etiketim

lajm