SHBA: Biden i shqetësuar lidhur me votimin e Republikanëve në Senat

Presidenti Joe Biden u shpreh se ishte "i shqetësuar" lidhur me votimin e Republikanëve në Senat gjatë seancës gjyqësore ndaj Donald Trump.

"Jam i shqetësuar se çfarë bëjnë miqtë e mi republikanë, nëse ngrihen në këmbë", deklaroi Biden në komentet e tij të para lidhur me seancën gjyqësore.

Biden theksoi se ai nuk kishte në plan të bisedonte me asnjë nga senatorët lidhur me seancën gjyqësore ose mënyrën se si ata do të votonin.

Komentet e Presidentit vijojnë ndërsa seanca e dytë gjyqësore ndaj ish-Presidentit Donald Trump është duke u zhvilluar në Senat.

Etiketim

lajm