Covid-19: Gjermania vendos kontrolle kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke

Evropa Qendrore është kthyer në një zonë refereimi kohët e fundit ndaj koronavirusit duke përfshirë Austrinë, që po përpiqet të parandalojë një shpërthim të variantit të ri të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut dhe Republikën Çeke, që po përballet me një mungesë të shtretërve spitalorë.

Situata e përkeqësuar në provincën austriake të Tirolit dhe në Republikën Çeke e detyroi Gjermaninë të njoftojë kontrolle të reja kufitare me të dy vendet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn u shpreh se rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi ishin "të pashmangshme".

''Për të mbrojtur popullsinë nga mutacionet e virusit, kjo ishte arsyeja pse qeveria federale gjermane vendosi të shpallte Republikën Çeke, Tirol dhe Sllovakinë si zona të ndryshme të koronavirusit”, deklaroi Spahn në një konferencë shtypi.

"Kjo nënkupton se do të ketë një ndalim të transportit dhe pa përjashtime duhet të kryhen teste para hyrjes në territorin e Gjermanisë dhe karantinë e detyruar", theksoi ai.

Etiketim

lajm