Meghan dhe princi Harry presin fëmijën e dytë

Princi Harry dhe Meghan, dukesha e Sussex, po presin një fëmijë të dytë.

“Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë”, bënë të ditur burimet e afërta. Djali i parë i çiftit, Archie, është 19 muajsh.

"Konfirmojmë që Archie do të bëhet vëllai i madh", sipas burimeve. "Duka dhe Dukesha e Sussex po presin fëmijën e dytë".

Njoftimi vjen pothuajse saktësisht 37 vjet pasi Princi Charles dhe Princesha Diana njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, që ishte pikërisht Princi Harry.

Një zëdhënës i pallatit Buckingham deklaroi se Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles dhe e gjithë familja mbretërore ishin "të lumtur" për këtë njoftim.

Harry dhe Meghan u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore Britanike në fillim të vitit të kaluar dhe u zhvendosën në Santa Barbara, Kaliforni, në korrik.

Etiketim

lajm