Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës në Egjipt

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar fabrikën më të vjetër së birrës në botë, që daton rreth 5,000 vjet.

Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan zbuloi fabrikën e birrës në Abydos, në  një vendvarrim antik në shkretëtirë.

Ata gjetën një numër njësish që përmbanin rreth 40 tenxhere të përdorura për të ngrohur një përzierje gruri dhe uji për të bërë birrë.

Fabrika e birrës ka të ngjarë të datojë që nga epoka e mbretit Narmer, sipas Këshillit Suprem të Antikiteteve.

Mbreti Narmer sundoi më shumë se 5,000 vjet më parë. Ai themeloi Dinastinë e Parë dhe konsiderohet të ketë bashkuar Egjiptin.

Fabrika e birrës përbëhej nga tetë zona të mëdha, secila prej tyre 20 metra e gjatë dhe secila përmbante rreth 40 enë prej balte të rregulluara në dy rreshta, sipas sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziry.

 

 

 

 

Etiketim

lajm