Covid-19: Vaksina Pfizer-BioNTech zvogëlon ndjeshëm infeksionet simptomatike të koronavirusit

Vaksina kundër Covid-19 Pfizer-BioNTech duket se zvogëlon infeksionet simptomatike të koronavirusit me më tepër se 90%, bënë të ditur studiuesit izraelitë.

Zbulimet, megjithëse paraprake, sugjerojnë që vaksina mbetet jashtëzakonisht e efektshme për një fushatë vaksinimi në masë.

Instituti i Kërkimeve Clalit, pjesë e një sistemi të madh shëndetësor izraelit, analizoi të dhënat për 1,2 milionë persona, rreth gjysma e të cilëve u vaksinuan me Pfizer-BioNTech. Studiuesit krahasuan pacientët të cilët morën vaksinën me individë të ngjashëm të cilët nuk e kishin marrë.

Përqindja e personave të cilët ishin të infektuar me koronavirus dhe ndiheshin të sëmurë u ul me 94%, sipas një njoftimi për shtyp nga Clalit.

Detajet e plota të studimit nuk ishin të disponueshme dhe hulumtimi nuk është shqyrtuar ende.

Në studimin e Pfizer, studiuesit caktuan pacientët të cilët do të merrnin vaksinën. Pastaj ata vunë re se sa persona u sëmurën në secilin grup, dhe zbuluan se vaksina ulte ndjeshëm sëmundjen.

Etiketim

Covid-19