SHBA: Donald Trump akuzohet për sulmin ndaj Kapitolit

Ish Presidenti amerikan Donald Trump dhe avokati Rudy Giuliani janë akuzuar për nxitjen e komplotit të grupeve ekstremiste të djathta “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) dhe “Oath Keepers”(Mbajtësit e Betimit), që nxitën sulmin e 6 janarit në një aktpadi të ngritur në gjykatën federale nga kryetari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Sigurisë Kombëtare.

Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson është veprimi i parë civil ndaj ish-Presidentit lidhur me sulmin ndaj Kapitolit në SHBA dhe vijon disa ditë pasi Trump u shpall i pafajshëm nga Senati.

Nëse do të vazhdojë do të nënkuptojë që ish-Presidenti dhe të tjerët do t'i nënshtrohen zbulimit të detajeve dhe provave, që nuk u publikuan gjatë procesit gjyqësor në Senat.

"Si pjesë e këtij plani të unifikuar për të parandaluar numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor", citohet në padinë e ngritur, "Proud Boys’ dhe ‘Oath Keepers’ përmes udhëheqjes së tyre, vepruan në bashkëpunim për të zhvilluar sulmin ndaj Kapitolit".

Ish Presidenti dhe shumë republikanë argumentuan se procesi gjyqësor ishte antikushtetues pasi ai nuk është më në detyrë.

Etiketim

lajm