Covid-19: SHBA raporton numrin më të ulët të rasteve ditore që prej muajit tetor

SHBA ka raportuar më tepër se 53,800 infeksione të reja me Covid-19, numri më i ulët i rasteve në ditë që prej muajit tetor dhe një numër jashtëzakonisht i ndryshëm nga muaji i kaluar, kur infeksionet po kalonin 200,000 në ditë.

Statistikat në të gjithë SHBA tani po pasqyrojnë trende më inkurajuese. Kalifornia, një nga shtetet më të goditura nga pandemia, raportoi numrin më të ulët që nga fillimi i nëntorit.

Kjo vjen në mes të një rënie të qëndrueshme jo vetëm të infeksioneve të reja, por edhe shtrime në spital dhe viktima. Rënia e rasteve vjen për shkak të një kombinimi masash parandaluese pas festive si maskat ​​dhe distancimi social.

Vaksinat, gjithashtu, po luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e virusit. SHBA ka administruar rreth 53 milionë doza vaksinash deri më tani.

Ekspertët mbeten të shqetësuar lidhur me faktin se tani po qarkullojnë variantet e reja të virusit dhe që mund të ketë ndonjë rritje tjetër të rasteve.

"E vetmja gjë për të cilën jemi të shqetësuar tani, është që kemi këtë variantin e Britanisë së Madhe... dhe duket se po përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", deklaroi Dr. Peter Hotez.

Etiketim

Covid-19