Personat me simptoma të lehta të Covid-19 janë pasardhësit e Neandertalëve

Personat, të cilët i mbijetojnë Covid-19 me simptoma të lehta ose edhe pa simptoma mund të falënderojnë paraardhësit e tyre Neandertalët, sipas një studimi të ri.

Studiuesit zbuluan një mutacion gjenetik, që zvogëlon rrezikun e infeksioneve të rënda Covid-19 me rreth 22%. U zbulua në të gjitha mostrat që ata morën nga ADN-ja e Neandertalit dhe në rreth 30% të mostrave nga persona me origjinë evropiane dhe aziatike.

“Rajoni gjenetik i përfshirë ndikon në reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve RNA si koronavirus, si dhe virusi i Nilit Perëndimor dhe virusi i hepatitit C”, u shprehën studiuesit.

"Ky rajon kodifikon proteinat, që aktivizojnë enzimat që janë të rëndësishme gjatë infeksioneve me viruset ARN", theksuan ata.

“Mund të jetë një nga ato mutacionet, që është përcjellë gjatë mijëvjeçarëve pasi ndihmoi njerëzit të mbijetojnë”, deklaruan Svante Paabo dhe Hugo Zeberg i Institutit Max Planck në Leipzig, Gjermani.

Zbulimet mund të ndihmojë në shpjegimin pse pacientët me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga sëmundje të rënda të koronavirusit. Neandertalët, të cilët u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë, jetuan bashkë me njerëz modernë në Evropë dhe në Azi, por jo në Afrikë dhe personat me origjinë të pastër afrikane nuk mbajnë ADN-në e Neandertalit.

Etiketim

Covid-19