Britani e Madhe: Princi Philip shtrohet në spital

Princi Philip, bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth u shtrua në një spital në Londër pasi nuk ishte ndjerë mirë, njoftuan burime nga Pallati Buckingham.

"Madhërija e Tij Duka i Edinburgut është shtruar në spitalin King Edward VII në Londër", theksuan bruimet.

Një nga burimet bëri të ditur se Duka u dërgua në spital me automjet dhe nuk ishte një shtrim emergjent. Burimet shtuan se ai hyri në spital i pandihmuar dhe sëmundja e tij nuk lidhet me Covid-19.

Policia qëndroi jashtë spitalit King Edward VII të Londrës.

“Mbretëresha qëndroi në Kështjellen Windsor, në perëndim të Londrës”, sipas burimeve.

Njoftimi për shtyp nga Pallati Buckingham shtoi: "Shtrimi i Dukës në spital është një masë paraprake, sipas këshillave të mjekëve, pasi nuk u ndje mirë”.

"Duka pritet të qëndrojë në spital për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve", theksuan burimet.

Etiketim

lajm