Shqipëria akoma mbetet vendi me pagën më të ulët në Europë

Pavarësisht vështirësive të periudhës së pandemisë, Shqipëria mbetet akoma vendi me të ardhurat më minimale në të gjithë Europën. Statistikat nga institute të ndryshme nga Bashkimi Europian kanë treguar që edhe se pandemia ka sjellë ndryshime në të gjithë kontinentin, si nga ana sociale, ashtu edhe financiare, kjo nuk ka ndryshuar gjë për pozicionimin e Shqipërisë, duke e renditur atë ende vendin me të ardhurat minimale më të ulta në kontinent.

Qytetarët shqiptar shprehen të shqetësuar me të ardhurat e tyre dhe e kanë të vështirë të shtyjnë fundit e muajit, sipas tyre. "Shteti duhet të mendojë më shumë për popullin e thjeshtë", shprehen ata. Situata me siguri nuk ka për të ndryshuar dhe kjo detyron një numër të madh shqiptarësh të emigrojnë jashtë shtetit që një ditë të kenë të ardhura më të kënaqshme. Pavarsisht përpjekjeve të qytetarëve, situata duket shumë e vështirë për të emigruar, sidomos në kushtet e pandemisë.