Covid-19 : Ekzistojnë dy mënyra për parandalimin e varianteve të reja

Variantet e Covid-19 mund të shkaktojnë një rritje tjetër të infeksioneve, bënë të ditur autoritetet amerikane të shëndetësisë dhe sugjerohet që banorët të vazhdojnë përdorimin e masave të sigurisë kundër përhapjes së virusit.

"Përhapja e vazhdueshme e varianteve, që janë më të transmetueshme mund të rrezikojë progresin e arritur gjatë muajit të fundit", deklaroi Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Dr. Rochelle Walensky gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

"Por duke ulur numrin e rasteve, SHBA-ja do të ofrojë më pak mundësi për përhapjen e varianteve dhe më pak mundësi për shfaqjen e varianteve të reja", theksoi ajo.

Është një paralajmërim që vazhdon të përsëritet nga ekspertë të shumtë kohët e fundit ndërsa numri i rasteve të ndryshme në vend vazhdon të rritet ndërkohë shumë liderë po zgjedhin të kufizojnë masat ndaj Covid-19.

Ndër llojet më shqetësuese është varianti B.1.1.7, i identifikuar së pari në Britaninë e Madhe që mund të bëhet "varianti mbizotërues në muajin Mars".

"Por SHBA ka dy mënyra të fuqishme që mund të ndihmojnë kundër përhapjes së këtij varianti", deklaroi Dr. Anthony Fauci.

"Mënyra e parë është që të vazhdojmë përdorimin e maskave, distancimin social, qëndrimin larg zonave të populluara dhe larjen e rregullt të duarve ", theksoi ai.

"Por gjithashtu ndërsa vaksininohen gjithnjë e më tepër persona, keni një vaksinë që funksionon kundër këtij varianti", shtoi Fauci.

Studimet laboratorike ofruan lajme inkurajuese duke sugjeruar se vaksinat Pfizer dhe Moderna mund të mbrojnë nga variantet e Covid-19.

Etiketim

Covid-19