SHBA: Raketa kozmike Rover zbret me sukses në Mars

Raketa kozmike e NASA-s Perseverance Rover u ul në Mars pas një udhëtimit prej 292,5 milionë miljesh nga Toka, bëri të ditur agjencia.

"Percy", ashtu siç quhet ndryshe raketa kozmike dërgoi imazhet e para të vendit të uljes, ku shfaqej hija e Roverit mbi Kraterin Jezero.

Rover zhvilloi një udhëtim prej rreth 300 milionë miljesh, kur u nis nga Toka më tepër se 6 muaj më parë. Grupi i astronautëve arritën të kapërcenin sfidat përgatitore për fazat e fundit të udhëtimit gjatë pandemisë.

"Kjo ulje është një nga ato momentet kryesore për NASA-n, për SHBA-në dhe për eksplorimin e hapësirës, kur e dimë se jemi në prag të një zbulimi", deklaroi administratori i NASA-s Steve Jurczyk.

Presidenti Joe Biden shprehu urimet për mijëra persona të përfshirë në këtë mision.

"Urime NASA dhe të gjithë, puna e të cilëve bëri të mundur uljen historike. Sot vërtetoi edhe një herë se me fuqinë e shkencës dhe zgjuarsinë amerikane, asgjë nuk është përtej mundësive”, theksoi Biden.

Etiketim

lajm