NASA: Pamje të reja nga Marsi

Pasi u ul mbi sipërfaqen e Marsit, raketa kozmike e NASA-s Perseverance Rover ka dërguar pamje të reja të pashkrepura më parë.

Imazhet e para u publikuan gjatë një konference shtypi të NASA-s, ku shfaqej se si Roveri po i afrohej sipërfaqes së Marsit deri në ulje. Aparati fotografik në fazën e zbritjes së raketës arriti të kapë perspektivën, një pamje që nuk ishte e mundur në misionet e mëparshme.

Grimca të vogla pluhuri mund të shihen duke u ngritur nga sipërfaqja e Marsit, të trazuar nga motorët, që ulnin Roverin kur ishte vetëm 6.5 metra mbi sipërfaqe.

"Jemi të lumtur për këtë sukses, një tjetër Rover në sipërfaqen e Marsit", deklaroi Adam Steltzner, kryeinxhinieri i projektit. "Kur bëjmë investime të tilla, ne i bëjmë për njerëzimin", theksoi ai.

"Mund të shpresojmë, në përpjekjet tona për të krijuar raketa kozmike për të eksploruar sistemin tonë diellor", shtoi Steltzner.

Etiketim

lajm