Personazh : Vajza e Bill Gates e apasionuar pas garave me kuaj

Jennifer Gates, vajza më e madhe e miliarderëve Bill dhe Melinda Gates, së fundmi është shprehur mbi jetën e saj në një intervistë për Slines Magazine.

"Kam lindur me një privilegj të madh dhe mendoj se ka të bëjë me përdorimin e këtyre mundësive dhe të mësuarit prej tyre për të zbuluar gjëra për të cilat jam e apasionuar dhe shpresoj ta shndërroj botën në një vend më të mirë", deklaroi ajo.

Gates përfundoi vitin e parë në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai's Icahn.

Ajo është e apasionuar pas kalërimit. Gates ka kalëruar që kur ishte gjashtë vjeçe dhe u rrit duke garuar kundër Eve Jobs, vajza e të ndjerit Steve Jobs.

Gates gjithashtu ka ndarë aspekte të jetës së saj personale me publikun duke njoftuar fejesën e saj me Nayel Nassar, edhe ky një kalorës.

Jennifer Gates, 24 vjeçe ka edhe dy vëllezër e motra më të vegjël, Rory dhe Phoebe.

Gates u diplomua nga Universiteti Stanford në 2018 me një diplomë në biologji dhe qëndroi një vit pushim për t'u përqëndruar në pasionin e saj të kuajve para se të shkonte në shkollën e mjekësisë. Ajo theksoi se pediatri i saj i fëmijërisë e ka frymëzuar që të ndiqte degën e mjekësisë.

Për të mbështetur pasionin e saj të kalërimit, Bill Gates bleu një pronë në Wellington, Florida, një pikë e nxehtë për kalorësit e pasur.

Përveç studimeve dhe kalërimit, Jennifer Gates gjithashtu u kushton kohë edhe udhëtimeve. Disa vende që ajo ka vizituar janë Kuvajti, Spanja, Australia dhe shumë shtete të tjera.

Etiketim

lajm