Hollandë: Të paktën dy të plagosur pas një aksidenti me avion

Dy persona u plagosën pas rrënies së pjesëve të një avioni kargo në një qytet në Hollandë, bënë të ditur burime zyrtare hollandeze.

"Copa metali ranë në qytetin Meerssen kur një avion kargo Boeing 747 pësoi dëmtime në motor pasi u ngrit në fluturim nga Maastricht", theksuan burimet zyrtare.

"Avioni Boeing 747-400 ishte drejtuar për në Aeroportin JFK në New York City", sipas burimeve.

"Ekuipazhi i avionit vuri re menjëherë motorin pas ngritjes. Ata ndoqën procedurat për hetimin e dëmtimeve", shtuan burimet.

"Si rezultat, vendimi u mor me miratimin e trafikut ajror për të ndaluar në Aeroportin e Liège, në Belgjikë, ku u ul në mënyrë të sigurtë", theksuan burimet.

"Ekuipazhi ynë i fluturimit u kujdes për këtë situatë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet e sakta të aviacionit duke rezultuar në një ulje të sigurtë", deklaroi Martin Amick, menaxher i përgjegjshëm për Longtail Aviation.

"Si rezultat i problemeve me motorin, pjesët metalike ranë në Meerssen në zonën e Sint Josephstraat", theksuan burimet.

"Dy persona u plagosën lehtë. Njëri prej tyre u dërgua në një spital. Disa automjete dhe banesa u dëmtuan gjithashtu", shtuan burimet.

Etiketim

lajm