Britani e Madhe: A duhet të kthehen vaksinat ndaj Covid-19 në të detyrueshme ?

Kompanitë janë detyruar t'i përgjigjen pyetjes, që deri tani ishte kryesisht hipotetike. A duhet t’u kërkojnë punonjësve të kryejnë vaksinën kundër koronavirusit ?

Bizneset britanike po përballen me këtë debat. Ndërsa programet e vaksinimit po përhapen në shumë vende, në Britaninë e Madhe një në tre të rritur kanë marrë vaksinën e parë dhe qeveria ka konfirmuar se shpreson të ofrojë për çdo të rritur dozën e parë të vaksinës deri më 31 korrik.

Çështja mbi vaksinën po shqetëson drejtuesit, të cilët dëshirojnë të mbrojnë punonjësit dhe klientët e tyre, por të shmangin betejat ligjore dhe akuzat e diskriminimit ndaj personave, të cilët nuk janë vaksinuar. Qeveria britanike theksoi se nuk do të lëshonte "çertifikata vaksinimi" duke i lënë kompanitë të krijonin politikat e tyre.

Barchester Healthcare, që ndërton spitale shprehu dëshirën që të gjithë punonjësit, të cilët punojnë me pacientë të vaksinohen.

"Një mundësi nën shqyrtim është që personeli, i cili refuzon vaksinimin për arsye jo-mjekësore mund të kthehet në të padisponueshëm për punë", theksoi kompania në një deklaratë. "Kjo është pjesë e një dialogu të vazhdueshëm, që po zhvillojmë. Jemi duke e shqyrtuar vazhdimisht këtë pasi më tepër informacion është në dispozicion dhe jemi shumë të vetëdijshëm për shqetësimet rreth diskriminimit të mundshëm që nuk është qëllimi ynë".

Pimlico Plumbers, një kompani shërbimi dhe mirëmbajtje me seli në Londër, po shqyrton një politikë të ngjashme. Kompania bëri të ditur se dëshiron të zbatojë një rregull "pa vaksinim, pa punësim" për punonjësit e rinj, por punonjësit ekzistues, të cilët kanë një arsye të mirë për të refuzuar vaksinën nuk do të largohen nga puna.

Etiketim

Covid-19