NASA publikon videon e parë të Perseverance Rover në Mars

Gjatë zbritjes në sipërfaqen e Marsit, Rover Perseverance i NASA-s arriti të filmonte një video, që agjencia po e quan "Si ulemi në Mars".

Kamerat e vendosura mbi "Percy", siç quhet ndryshe Roveri shfaqën për herë të parë perspektivën e raketës kozmike, që zbriti në Mars. Videoja fillon 230 sekonda, kur raketa hyn në atmosferën e Marsit duke shfaqur parashutën 7 milje mbi sipërfaqen e planetit të kuq dhe përfundon me uljen e Roverit në sipërfaqe.

U rregjistrua gjithashtu edhe audio e parë në Mars për pak minuta nga një mikrofon i vendosur mbi Roverin, ku për disa sekonda dëgjohet një rrymë marsiane dhe motori i Roverit, që sapo ulet mbi sipërfaqe.

Ekipi gjithashtu publikoi panoramën e parë të Perseverance në vendin e uljes.

Ndërsa raketat kozmike të mëparshme kanë dërguar "filma", që janë vetëm imazhe të ngjitura së bashku, Perseverance ka kamera me aftësi video. Në tërësi, Roveri ka 23 kamera.

Roveri dhe helikopteri që e shoqëron, i quajtur Ingenuity  u ul mbi sipërfaqen e Marsit më 18 Shkurt.

Etiketim

lajm