Skema e OBSH-së Covax sjell vaksinat e para

Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes iniciativës për ndarjen e vaksinave Covax.

Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) synon të sigurojë që vaksinat ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve.

Covax po synon të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinave Covid-19 në mbarë botën deri në fund të vitit.

Shumë kombe të pasura, të cilët filluan vaksinat e tyre muaj më parë, janë përballur me kritika për blerjen ose porositjen e më shumë vaksinave nga sa duhen.

Një total prej 600,000 dozash të vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit arritën të mërkurën në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Vaksinimet pritet të fillojnë atje javën e ardhshme.

Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (Unicef) thanë se ishte një "rast i rëndësishëm".

"Ardhja e vaksinave Covid-19 në Gana është thelbësore për t'i dhënë fund pandemisë", thanë ata.

Etiketim

Covid-19