Tiger Woods në spital pas një aksidenti automobilistik

E gjithë bota ishte në pritje të lajmeve për gjendjen shëndetësore të Tiger Woods, pasi legjenda e golfit pësoi dëmtime serioze nga një aksident, që ndodhi pranë Los Anxhelos.

"Woods, 45 vjeç arriti të zgjohej dhe të ndërgjegjësohej pas një operacioni të gjatë në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA", bënë të ditur burimet zyrtare.

"Duhen ditë ose javë për të përcaktuar shkakun e përplasjes ndërsa shpejtësia, lodhja, ose gabime të tjera mund të jenë disa prej faktorëve, ose nëse Woods ka goditur ndonjë objekt në rrugë, para se të humbiste kontrollin", theksuan burimet.

Woods u nis pak pas orës 7 të mëngjesit në Rancho Palos Verdes, kur automjeti kaloi nëpër dy korsi rruge para se të godiste një bordurë dhe më pas një pemë. Asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident.

"Woods u nxorr nga automjeti nga një ekuipazh shpëtimi, të cilët përdorën një shufër dhe sëpatë", shtuan burimet.

"Woods po udhëtonte në një zonë të njohur si një pikë problematike për shpejtësinë dhe aksidentet", sipas burimeve.

"Moti nuk ishte një faktor për aksidentin", theksuan burimet zyrtare.

"Woods u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA në gjendje të rëndë me dëmtime jo-kërcënuese për jetën", bënë të ditur burimet.

"Ai ishte në gjendje të komunikonte dhe ishte i vetëdijshëm", shtuan burimet zyrtare.

Etiketim

lajm