Japoni: Studentja e detyruar të lyejë flokët fiton një kompensim

Një vajzë në Japoni ka fituar një kompensim, pasi mësuesit i bënin vazhdimisht presion, që të lyente flokët në ngjyrë të zezë, çka e detyroi atë të braktiste shkollën.

Shkolla nuk e besonte se ngjyra e saj natyrale ishte kafe dhe i kërkoi të lyente flokët në të zezë.

Kjo gjë e ndaloi atë të merrte pjesë në disa lëndë mësimore dhe udhëtime shkollore sepse "flokët e saj nuk ishin aq të zezë".

Një gjykatë vendosi që veprimet e shkollës ishin të ligjshme, por ish-studentja duhej të merrte 330,000 jen (3,100 dollarë) si dëmshpërblim.

Gjykata në Osaka vendosi që kjo gjë i shkaktoi dëme emocionale ish-studentes, tani 21 vjeçe duke i bërë presion që të lyente flokët.

Në mënyrë që të ruhen rregullat kundër lyerjes së flokëve, shkolla i kërkoi studentes që të lyente flokët me ngjyrë të zezë.

Ajo u ndalua të merrte pjesë në një udhëtim shkollor dhe emri i saj u fshi nga një listë e klasës sepse "flokët e saj nuk ishin aq të zezë sa duhet", shtoi procesi gjyqësor.

Gjykata doli në anën e shkollës duke rënë dakord se rregullat ishin legjitime në mënyrë që të inkurajonte studentët të përqendroheshin në studimet e tyre.

Por thuhej se veprimet e lanë studenten në depresion dhe se shkolla "nuk e konsideroi dëmin psikologjik" mbi të.

Shumë shkolla në Japoni kontrollojnë në mënyrë rigoroze paraqitjen e nxënësve.

Etiketim

lajm