Mesazhi i fshehtë në parashutën e Roverit në Mars

Një video e publikuar nga NASA zbuloi për herë të parë pamjen e raketës kozmike, që u ul në sipërfaqen e Marsit, nga ku u dallua edhe një mesazh i fshehur në parashutën e Roverit.

Në video, parashuta me ngyra portokalli dhe të bardhë mund të shihet mbi Roverin, gjatë zbritjes së raketës.

"Modele të dallueshme janë të dobishme për të na ndihmuar të përcaktojmë orjentimin e orës së parashutës", deklaroi inxhinieri Allen Chen.

Mesazhi i fshehur i parashutës përfshin moton e Laboratorit të Jet Propulsion (JPL) të NASA-s, "Guxoni gjëra të fuqishme" si dhe koordinatat GPS të JPL-së në Pasadena, Kaliforni.

Mesazhet e përfshira në parashutë përmbajnë kodin binar brenda ngjyrës së bardhë dhe portokalli, ose trekëndëshave. Pjesa e brendshme e parashutës përfshin "Guxoni gjëra të fuqishme". Brezi rreth parashutës është vendi ku mund të gjenden koordinatat GPS të JPL-së.

Motoja përfshin edhe një citat nga Theodore Roosevelt: "Shumë më mirë është të guxosh gjëra të mëdha, të fitosh triumfe të lavdishme, edhe pse të dështuara ... sesa të renditesh me ata shpirtra të dobët, të cilët as nuk kënaqen e as nuk vuajnë shumë, sepse ata jetojnë në një muzg gri, që nuk njeh as fitore dhe as disfatë".

Roveri u ndërtua nga ekipi i Laboratorit të Jet Propulsion (JPL), nga ku menaxhohet misioni.

Ian Clark, inxhinier i sistemeve të Roverit ishte ideatori i modelit të kodit binar në parashutë.

Etiketim

lajm