Covid-19: Studiuesit zbulojnë një variant të ri në New York

Dy grupe të veçanta studiuesish bënë të ditur se kanë zbuluar një variant të ri shqetësues të koronavirusit në qytetin e New Yorkut, që mbart mutacione, që e ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen natyrale të imunitetit të trupit.

"Studiuesit e quajtën variantin B.1.526. Shfaqet tek personat e infektuar në lagjet e ndryshme të New Yorkut", u shprehën ata.

Një nga mutacionet në këtë variant është i njëjti lidhur me variantin e parë në Afrikën e Jugut dhe i njohur si B.1.351. 

 "Kemi vënë re një rritje të qëndrueshme të shkallës së zbulimit nga fundi i muajit dhjetor deri në mes të muajit shkurt, me një rritje alarmante deri në 12.7% në dy javët e fundit", theksoi një prej grupeve të studiuesve.

Viruset mutohen gjatë gjithë kohës. Sa më tepër persona të infektohen dhe sa më gjatë të qëndrojë infeksioni, aq më tepër mundësi kanë viruset që të ndryshojnë. Si pasojë trupi i një pacienti do të ngarkohet me miliarda kopje të një virusi.

Nëse viruset me modele të tilla bëhen më të zakonshme, ato quhen variante. Nuk është e pazakontë që variantet të lindin, por nëse ato i japin virusit veti shqetësuese, siç janë transmetueshmëria ose aftësia për të shmangur trajtimet dhe vaksinat, atëherë përbën një​​​​​​​ shqetë​​​​​​​sim për mjekët.

Mutacioni në këtë variant që shqetëson më shumë studiuesit quhet E484K dhe i jep virusit aftësinë për të kapërcyer disa nga përgjigjet imune të trupit si dhe trajtimet e autorizuara të antitrupave monoklonal. Ky mutacion po shfaqet në mënyrë të pavarur në shumë raste të ndryshme, por gjithashtu shfaqet në një variant të veçantë i quajtur B.1.526.

Etiketim

Covid-19