Princi Harry rrëfen largimin nga Britania e Madhe

Princi Harry bëri të ditur se u tërhoq nga familja mbretërore vitin e kaluar, pasi shtypi britanik po "shkatërronte" shëndetin e tij mendor.

Në një intervistë, në të cilën ai diskutoi presionet e jetës mbretërore dhe largimin nga Londra, Harry u shpreh se ai vendosi të "largonte familjen" dhe preferoi ta ndiqte jetën mbretërore përmes medias.

"Të gjithë e dimë se si është shtypi britanik dhe kjo po shkatërronte shëndetin tim mendor. Ishte toksike. Kështu që bëra atë që çdo bashkëshort dhe baba do të bënte", deklaroi ai.

Princi dhe bashkëshortja e tij, Meghan Dukesha e Sussex u larguan si anëtarë të familjes mbretërore në janar të vitit 2020, një hap që shkaktoi diskutime brenda institucionit.

Që atëherë çifti u zhvendos në Los Anxhelos, ku kanë krijuar një jetë të re.

Harry u shpreh se jeta e tij me Meghan në Los Anxhelos ishte "një version pak më i ndryshëm, por vazhdimi i asaj në Britaninë e Madhe".

"Ishte një situatë me të vërtetë e vështirë", theksoi Harry duke shtuar se ai kurrë nuk "do të largohej", pavarësisht "vendimeve, që mund të merren".

Harry diskutoi gjithashtu marrëdhëniet e tij me Meghan dhe djalin e tyre Archie duke zbuluar se fjala e parë e fëmijës ishte "krokodil".

Çifti së fundmi ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së dytë.

Etiketim

lajm