Australi: Piktura e një kanguri mbi 17,000 vjet më parë është arti më i lashtë

Një pikturë e një kanguri në Australinë Perëndimore është arti më i lashtë i njohur në shkëmb, bënë të ditur disa shkencëtarë, të cilët theksuan se analiza me radiokarbon tregon se është krijuar më tepër se 17,000 vjet më parë.

Piktura e kangurit ishte mes një numri pikturash shkëmbore të zbuluara për herë të parë nga studiuesit në vitet 1990 në rajonin Kimberley, ku ndodhet një nga koleksionet më të mëdha në botë të artit në shkëmb.

Arti i të pikturuarit mbi gur tregon disa nga përpjekjet më të hershme të komunikimit njerëzor me disa shembuj të përshkrimeve të kafshëve të zbuluara në Sulawesi, Indonezi.

Ata zbuluan mbetjet e 27 foleve të lashta të grerëzave, që mund të analizohen me radiokarbon.

Burimi kryesor i karbonit në këto fole, që janë bërë pjesërisht nga balta janë fragmentet e qymyrit.

Foletë e lashta shpesh përmbajnë gjithashtu materiale bimore ose fragmente insektesh, që grerëzat mëmë i mblodhën për të ushqyer larvat, që përmbajnë të gjitha karbon.

Duke analizuar foletë e grerëzave, autorët e këtij studimi vërtetuan se shumica e pikturave ishin prodhuar mes 17,000 dhe 13,000 vjet më parë. Disa nga pikturat më të lashta përfshijnë një imazh të një bumerangu dhe një përshkrim të rrallë të një figure njerëzore. Të tjerat përshkruajnë kafshë.

Piktura e kangurit daton mes 17,100 dhe 17,500 vjet më parë. Është pikturuar në tavanin e pjerrët të një shkëmbi, ku ndodhen mijëra fole të grerëzave të fosilizuara.

Etiketim

lajm