Mikrobet e Tokës mund të mbijetojnë përkohësisht në Mars

Sipërfaqja e Marsit është një shkretëtirë e ashpër e ngrirë, por disa mikrobe nga Toka mund arrijnë të mbijetojnë përkohësisht atje, sipas një studimi të ri.

Të dy planetët mund të mos duken shumë të ngjashëm, por stratosfera jonë ka disa cilësi të përbashkëta me Marsin. Stratosfera e planetit tonë i nënshtrohet presionit të ulët të ajrit dhe niveleve të larta të rrezatimit dhe është e thatë dhe e ftohtë ashtu si sipërfaqja e planetit të kuq.

Shkencëtarët e NASA-s dhe të Qendrës Gjermane të Hapësirës bashkëpunuan për të dërguar katër lloje mikrobesh në stratosferë me një tullumbace.

"Një mikrob mund të jetë në gjendje të mbijetojë për një kohë të shkurtër në një udhëtim në sipërfaqen e Marsit", deklaroi bashkëautori i studimit David J. Smith.

Mikrobet, ose mikroorganizmat kanë një shtrirje të gjerë në Tokë. Mendohet se janë rreth 1 trilionë specie në planetin tonë. Ata gjithashtu mund të gjenden në mjedise të vështira në kushte ekstreme.

Speciet e mbijetuara përfshinin Staphylococcus capitis dhe Salinisphaera shabanensis. E para është një bakter, që ndodhet në lëkurën e njeriut dhe e dyta është një bakter, që mund të gjendet në det të thellë.

Aspergillus niger, një kërpudhë që përdoret në prodhimin e antibiotikëve u dërgua në gjendje të thatë në eksperiment dhe arriti të mbijetonte sapo u kthye nga stratosfera e Tokës.

Etiketim

lajm