Policia katalanase bën katër arrestime për çështje financiare në klubin spanjoll

 

  Policia katalanase thotë se ka bërë katër arrestime pasi ka kontrolluar zyrat e palës spanjolle “Barcelona".

 

 Identiteti i personave të përfshirë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila tha se hetimi i tyre po vazhdon.  Operacioni policor u krye të hënën pas një hetimi për çështjet financiare në Barcelonë.

 Këto çështje mendohet se kanë të bëjnë me skandalin 'Barcagate' në vitin 2020 kur klubi mohoi të punësonte një firmë për të sulmuar lojtarët e tyre në mediat sociale.

Etiketim

Sport