Greqi : Një tërmet i fortë me një magnitudë 6.0 ballë godet vendin

Një tërmet me një magnitudë prej të paktën 6.0 ballë goditi Greqinë qëndrore dhe u ndje gjithashtu në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri në Kosovë dhe Mal të Zi. Një person u plagos nga rrënojat, por nuk kishte raportime të tjera për lëndime të rënda. Zyrtarët lokalë raportuan dëmtime strukturore, kryesisht banesat e vjetra dhe ndërtesat, muret e të cilave u shembën. Tërmeti i mesditës shkaktoi largimin e mijëra personave nga banesat dhe zyrat drejt rrugëve në Larisa dhe Tyrnavos, qytetet më të afërta me epiqendrën, që ishte 22 kilometra në veriperëndim të Larisës. Tronditje të shumta goditën zonën, më i fuqishmi me një magnitudë mbi 5.0 ballë.

˝Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek Nikos Dendias për të përcjellë solidaritetin dhe për të ofruar ndihmë nëse ishte e nevojshme˝, theksuan burimet zyrtare nga dy vendet fqinje. Greqia shtrihet në një rajon mjaft aktiv sizmik.  Tetorin e kaluar, një tërmet që goditi ishullin lindor grek të Egjeut Samos dhe bregdetin turk shkaktoi dy viktima, studentë të shkollës së mesme në Samos dhe të paktën 75 të tjerë në Turqi. Në vitin 1999, një tërmet afër Athinës shkaktoi 143 viktima.

Etiketim

Greqi Tërmet