Islandë: Rreth 17,000 tërmete godasin vendin

Edhe për një ishull vullkanik, kjo javë ka qenë e pazakontë për Islandën. Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, rreth 17,000 tërmete kanë goditur rajonin jugperëndimor të Reykjanes gjatë javës së kaluar.

Tërmeti më i fortë, me një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi më 24 shkurt. Ishte më i forti i shoqëruar me lëkundje të tjera sizmike, që vazhduan të trondisin banorët afër kryeqytetit Reykjavík dhe komunat përreth, ku banojnë dy të tretat e popullsisë Islandeze. Dy tërmete me magnitude 5.0 ballë goditën gjithashtu më 27 Shkurt dhe 1 Mars.

Tërmetet kanë shkaktuar pak dëme deri më tani, megjithëse Administrata Rrugore dhe Bregdetare e Islandës ka raportuar çarje të vogla në rrugë dhe rënie shkëmbinjsh në shpatet e pjerrëta pranë epiqendrës.

Islanda ndodhet në kufi të pllakave tektonike, që ndahen vazhdimisht duke shtyrë Amerikën e Veriut dhe Euroazinë larg njëra-tjetrës.

Tani për tani, banorët presin shenja të ndonjë shpërthimi vullkanik disa me ngazëllim, të tjerët me ankth. Víkurfréttir, një shërbim lokal mediatik ka instaluar një video kamera drejt vullkanit Keilir, që pritet të fillojë transmetimin drejtpërdrejt në rast të ndonjë shpërthimi.

Etiketim

Tërmet Islandë