Covid-19 : Kuba prodhon vaksina të tjera

Kuba mund të jetë në prag të një përparimi të vaksinave kundër koronavirusit, pasi vdekjet dhe rastet janë rritur në ishull.

˝Duke filluar nga muaji mars, dy nga katër kandidatët e vaksinave të prodhuar në ishull do të fillojnë provat e treta dhe të fundit˝, njoftoi qeveria kubane.

Ndërsa vendet e tjera në zhvillim konkurrojnë me kombet më të pasura për një furnizim të kufizuar të dozave, Kuba ka luajtur gjithçka në prodhimin e vaksinave si një përgjigje ndaj një krize të shëndetit publik.

Dy nga vaksinat quhen Soberana, spanjisht për sovranitetin. Dy të tjerat quhen Abdala, emri i një poezie të shkruar nga ikona revolucionare kubane Jose Marti dhe Mambisa, që i referohet guerileve kubane, që luftuan për liri kundër spanjollëve.

Shkencëtarët kubanë do të fillojnë provat përfundimtare për vaksinat Soberana-02 dhe Abdala këtë muaj, pasi ishulli po përjeton një rritje të rasteve të reja. Për pjesën më të madhe të vitit 2020, Kuba ishte në gjendje të mbante nën kontroll përhapjen e pandemisë, por një hapje e masave kufizuese për udhëtarët ndërkombëtarë në dhjetor ka shkaktuar një rritje të rasteve.

Shkencëtarët Kubanë theksojnë se presin që vaksinat e tyre të ndryshojnë situatën jo vetëm kundër rritjes së numrit të viktimave me Covid-19, por edhe për ndikimet katastrofike të pandemisë në ekonominë e tyre.

Etiketim

Covid-19 Kuba Vaksina