Zelanda e Re: Tërmet i fortë me magnitudë 8,1 ballë

Zelanda e Re ka përjetuar një tërmet të fuqishëm, që goditi rajonin e Ishujve Kermadec duke shkaktuar panik, por pa rrezik cunami. "Tërmeti me magnitudë 8.1 ballë ishte i treti, që goditi zonën", njoftoi Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re. Banorët në disa zona morën paralajmërime emergjente duke i nxitur që të evakuoheshin. Agjencia lëshoi ​​një urdhër për evakuim të përkohshëm për banorët pranë bregdetit duke i lajmëruar ata që të mos qëndronin në banesa.

Agjencia u bëri thirrje banorëve të evakuuar se mund të riktheheshin në banesa, por shtoi se rrymat e forta dhe valët e paparashikueshme mund të vazhdojnë për disa orë dhe se banorët duhet të qëndrojnë larg plazheve. "Tërmeti erdhi pa ndonjë paralajmërim serioz", deklaroi sizmologu Bill Fry në një konferencë shtypi.  Tërmeti shkaktoi gjithashtu paralajmërime në Hawaii dhe në Samoa, që më vonë u hodhën poshtë.