Fotografia e anijes fluturuese

Një anije që dukej sikur po fluturonte, është fotografuar nga një kalimtar me emrin David Morris në Skoci. Fotot e kësaj anije kanë bërë bujë në rrjetet sociale, pasi duket vërtet sikur anija po fluturon. Mirëpo, ky është një iluzion optik i njohur ndryshe si 'Mirazh Superior'. Ky fenomen ndodh në vendet nordike, që ndodhen pranë polit të veriut, por ka dhe raste shumë të rralla që mund të shfaqet si fenomen edhe në veri të Britanisë.

Zoti Morris ka mbetur i shtangur pasi ka shkrepur foton, sepse vërtet anija dukej sikur po fluturonte ose po rrinte në ajër. "Kam mbetur pa fjalë pasi pash me sytë e mi foton. Ishte si një magji e vërtet. Nuk mundesha ti besoja syve të mi". Menjëherë pasi Morris ka vendosur foton në rrjetet sociale, ka pasur reagime të ndryshme, por ishte pikërisht meteriologu i BBC David Braine, i cili ka shpjeguar qartësisht se si ky efekt ndodh. Për shkak të temperaturës së lartë në tokë dhe temperaturës së ulët në ajër, ndodh refraktim i dritës në pamje të parë.

Fotoja është shkrepur në një qytezë të vogël të njohur si Gillan. Qytetet e vogla si Gillani, në Britani, njihen si hamlet. Hamlet janë qyteza më të vogla se një qytet dhe nuk kanë një kishë të përfshirë. Si për çudi, e njëjta dukuri është shkrepur edhe nga një kalimtar tjetër, por në një kënd që shfaq efektin më bindës. Anije që fluturojnë në ajër janë të zakonshme të shikohen në vendet që ndodhen pranë Arktikut, por me raste të rralla, efekti është më i madh në disa vende në veri të Britanisë.

Etiketim

Britani Mirazh Foto