Marina Amerikane nuk është më më e madhja në botë

Në vitin 2018, Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se Kina kishte hedhur në det në të njëjtën kohë, 48 anije, dhjetëra avionë lufte, më tepër se 10,000 ushtarakë. Për Xi Jinping, lideri më i fuqishëm i vendit, që nga Mao Ce Duni, kjo ditë ishte një pikë referimi për një ambicie të madhe, një forcë që do të tregonte madhështinë dhe fuqinë e Kinës në të shtatë oqeanet e botës. "Detyra e ndërtimit të një marine të fuqishme nuk ka qenë kurrë kaq urgjente sa sot", u shrpeh atë ditë Xi Jinping.

Në vitin 2015, Xi Jinping ndërmori një projekt gjithëpërfshirës për të kthyer Kinën në një forcë luftarake të klasit botëror. Ai kishte porositur investime në kantieret e anijeve dhe teknologji që vazhdojnë me ritëm edhe sot. Që nga viti 2015 deri më sot, Kina ka arritur të mbledhë forcën më të madhe detare në botë.

Xi Jinping

"Në vitin 2015, Flota kineze kishte 255 anije luftarake", bëri të ditur Zyra Amerikane e Inteligjencës Detare. "Deri në fund të vitit 2020 kishte 360 anije, mbi 60 më tepër se marina e SHBA-së", theksoi Zyra Amerikane. "Katër vjet më vonë do të ketë 400 anije luftarake", parashikon Zyra Amerikane e Inteligjencës Detare.

"Forca luftarake e marinës së Kinës është trefishuar në madhësi në vetëm dy dekada", njoftuan burime zyrtare nga marina amerikane. "Republika Popullore e Kinës po ndërton anije moderne, nëndetëse, aeroplanmbajtës, avionë luftarakë, anije sulmuese amfib, nëndetëse raketash bërthamore balistike me një shpejtësi alarmante", shtuan burimet zyrtare.

Flota kineze

Etiketim

Flota Kina Xi Jinping