Pacolli: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet nga Mabetex International

Behgjet Pacolli në një postim në Facebook u shpreh se “sot ishte një ditë e rëndësishme për kompaninë që themeloi gati 30 vjet më parë”. “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz, që do të përfitojnë nga ky investim”, deklaroi Pacolli. Ai bëri të ditur se Kompania "Mabetex International" ka fituar për herë të parë në tokat shqiptare, një projekt madhështor në Shqipëri. “Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare. Në fakt, Mabetex International, me investimet e saj do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës”, theksoi Pacolli.

Aeroporti

Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë.  “Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për këtë veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi. Vlera e investimit është e madhe”, shtoi ai.  Pacolli njoftoi se në fazën e parë, që përfshin një periudhë dy-vjeçare do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 euro dhe në fazën e dytë, gjatë 4 viteve të para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona euro. Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.

Aeroporti