Neandertalët u zhdukën nga Evropa mijëra vjet më herët sesa mendonim

Mbetjet e Neandertalit, që besohet se i përkasin disa prej të mbijetuarve të fundit të specieve në Evropë janë mijëra vjet më të vjetër se sa mendohej, sipas një studimi të ri. Pikërisht kjo çështje se kur Neandertalët, paraardhësit tanë më të afërt u zhdukën në Evropë po debatohet shumë. Ata mendohet të jenë zhdukur rreth 40,000 vjet më parë. Por studimet e mëparshme të mbetjeve të zbuluara në Belgjikë kishin vendosur ekzemplarë deri në 37,000 vjet më parë.

Ekspertë nga Belgjika, Anglia dhe Gjermania dyshuan se mosha e ekzemplarëve të analizuar më parë mund të ishte e gabuar për shkak të ndotjes. Duke përdorur një process modern, ekspertët arritën të nxirrnin një aminoacid nga mbetjet e Neandertalit. Ekspertët më pas krahasuan mbetjet e gjetura në dy site të tjera belge dhe zbuluan se eshtrat ishin të një moshe të ngjashme me ato të mëparshme.

Mbetje

"Studimi i këtyre ekzemplarëve belgë ishte shumë emocionues, pasi luajtën një rol kyç në kuptimin dhe përcaktimin e Neandertalëve", deklaroi Grégory Abrams, një arkeolog në Qendrën Arkeologjike të Belgjikës. Bazuar në të dhënat e fundit të radiokarbonit, ekspertët besojnë se Neandertalët u zhdukën nga rajoni shumë më herët sesa mendohej 44,200 deri 40,600 vjet më parë.

"Ky studim i ri na jep më shumë të dhëna se kur Neandertalët u zhdukën në Evropë", u shpreh autori kryesor Thibaut Devièse, profesor i asociuar në Universitetin Aix-Marseille. "Tani e dimë më saktësisht kur Neandertalët u zhdukën në Evropë, por duhet të konfirmojmë kur arritën të shfaqeshin njerëzit modernë në mënyrë që të sqarojmë për sa kohë bashkëjetuan këto dy specie", shtoi ai.

Shpella