Kënga "Blinding Lights" e The Weeknd mbetet në Top 10 përgjatë gjithë vitit

Këngëtari The Weeknd mund të mos jetë nominuar për asnjë çmim GRAMMY në ceremoninë e ardhshme këtë fundjavë, por ai po kalon vitin më të bukur të karrierës së tij duke publikuar albumin e tij kryevepër ˝After Hours˝. Ai ka arritur të ndërtojë një vizion të qartë artistik me videot muzikore. Kënga "Blinding Lights" ka qenë padyshim hiti më i madh në karrierën e tij. Kënga ka thyer rekorde praktikisht, që kur u publikua për herë të parë në fund të Nëntorit të 2019.

Këtë të hënë ajo arriti të thyente çka ishte më e rëndësishmja nga të gjitha. Ajo u bë kënga e parë, që kaloi një vit të plotë në Top 10 të Billboard Hot 100. Sipas Chart Data, me një javë tjetër në Top 10 të Billboard Hot 100, "Blinding Lights" i The Weeknd është bërë kënga e parë, që arriti të kalonte ndonjëherë një vit të tërë (52 javë) brenda Top 10. Këtë javë, kënga renditet në pozicionin e tretë vetëm pas Olivia Rodrigo dhe Cardi B.

The Weeknd

Kjo është një arritje e madhe për The Weeknd, çka e bën edhe më të pamundur të besosh se nuk është nominuar për asnjë çmim GRAMMY për vitin 2021. Por me pozitivitet, The Weeknd deklaroi vitin e kaluar se suksesi fillestar i këngës i dha atij vlerësimin, që i duhej për të vazhduar me këngët në albumin e tij të fundit, "After Hours".