Marrëveshje mes Kinës dhe Rusisë për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hapësinor në Hënë

Kina dhe Rusia kanë rënë dakord të ndërtojnë së bashku një stacion hapësinor në Hënë, që do të jetë "i hapur për të gjitha shtetet", bëri të ditur sot Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës. Liderët e agjencive hapësinore përkatëse të të dy vendeve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në emër të qeverive kombëtare. "Kina dhe Rusia do të përdorin përvojën e tyre të akumuluar në shkencën hapësinore, kërkim dhe zhvillim si dhe përdorimin e pajisjeve hapësinore dhe teknologjisë hapësinore për të zhvilluar së bashku një plan për ndërtimin e një stacioni ndërkombëtar kërkimor shkencor në Hënë", njoftoi agjencia kineze e hapësirës.

Një deklaratë nga agjencia ruse e hapësirës Roscosmos theksoi se të dy organizatat kanë planifikuar të "promovojnë bashkëpunimin për krijimin e një stacioni hapësinor i hapur për të gjitha shtetet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit kërkimor dhe promovimin e kërkimit dhe përdorimit të hapësirës së jashtme për qëllime paqësore në interes të gjithë njerëzimit".

Kina dhe Rusia

˝Stacioni hapësinor në Hënë do të jetë një kompleks i pajisjeve eksperimentale dhe kërkimore i krijuar në sipërfaqen e Hënës dhe/ose rreth orbitës së saj˝, sipas deklaratës së Roscosmos. Objektet do të projektohen për një sërë hulumtimesh multidisiplinare, që përfshijnë "teknologjitë e testimit me mundësinë e funksionimit afatgjatë pa pilot me perspektivën e pranisë njerëzore në Hënë".

˝Kina dhe Rusia tani do të punojnë në dizenjimin, zhvillimin dhe funksionimin e stacionit dhe do të planifikojnë prezantimin para komunitetit hapësinor botëror", shtoi Roscosmos. Të dy vendet kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje për të krijuar së bashku një qendër të dhënash për eksplorimin e Hënës dhe hapësirës. Ata planifikojnë të bashkëpunojnë në të ardhmen në misionet e Kinës Chang'e-7 dhe Rusia Luna 27, që synojnë të studiojnë polin jugor hënor.

Stacion

Etiketim

Kina Rusia Hënë