Si dukej Dubai para zhvillimit

Dubai është një fenomen i shkretëtirës dhe në harkun e 50 viteve, ai është rritur nga një vend i vogël tregtar në një nga qytetet më ikonike të planetit. Qiellgërvishtësit epikë si Burj Khalifa dhe zhvillimet tepër ambicioze si Palma qëndrojnë si dëshmi e një qyteti, që po zhvillohet në tërësi, por në dukje e pamundur.

Me një histori të gjatë beduine dhe një joshje, që tërheq vizitorët nga e gjithë bota, nuk ka asnjë vend tjetër të ngjashëm me të. Dubai u bashkua me Emiratet e tjera fqinje për të formuar Emiratet e Bashkuara Arabe në Dhjetor të vitit 1971. Në atë kohë, askush nuk mund ta parashikonte zhvillimin e tij.

Dubai

Sidoqoftë, nafta e gjetur në rajon nënkuptonte se pasuritë e paimagjinueshme gjendeshin aty për të shndërruar atë që kishte qenë për shekuj me radhë një cep i qetë i botës arabe, me një popullsi prej vetëm 86,000 banorë, në diçka krejt më moderne, një trillim shkencor me pothuajse tre milionë banorë. Për të hyrë në zemër të asaj se si Dubai doli nga shkretëtira për t'u bërë një qendër globale, duhet të lini pas ndërtesat e larta dhe plazhet me rërë. Për shkak se historia e saj moderne nuk fillon me xham dhe çelik, por me disa anije prej druri.

Në të vërtetë, inovacioni është kudo ku shikoni në Dubai. Për shembull Burj Khalifa, 828 metra e lartë, ka qenë ndërtesa më e lartë në botë, që nga përfundimi në vitin 2008. Është ndërtesa më e shquar, që nga ndërtimi dhe rivalizon ato të New York-ut dhe Singaporit. Linja e Kuqe e Metrosë së Dubait është më e gjata e trenave pa drejtues në planet, me 52.14 kilometra.

Dubai