Covid-19 : Varianti i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe është më vdekjeprurës

Varianti i koronavirusit B.1.1.7, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe është rreth 64% me rrezik më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19. Një mostër personash në Britaninë e Madhe të infektuar me variantin është mes 32% dhe 104%, pra ka rreth 64% më tepër mundësi të vdesin sesa ata të infektuar me variantet e mëparshme, sipas një studimi.

Varianti fillimisht u zbulua se ishte më i transmetueshëm dhe sipas të dhënave nga zyrtarë të Britanisë së Madhe mendohej se varianti mund të ishte edhe më vdekjeprurës. Studiuesit, nga institucione të ndryshme në Britaninë e Madhe, analizuan të dhënat e më tepër se 100,000 pacientëve, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 nga muaji tetor deri në mes të muajit shkurt.

Studiuesit vëzhguan testet dhe zbuluan variantin në krahasim me ata që qarkullonin më parë. Studimi tregoi se varianti i ri u shoqërua me 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientësh, krahasuar me 141 vdekje për të njëjtin numër pacientësh të infektuar nga variantet e tjera. "Varianti B.1.1.7 përbën rrezik. Së bashku me aftësinë që ka për t'u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim, që duhet të merret seriozisht", deklaroi Robert Challen, autori kryesor i studimit.

"Nevojiten më tepër kërkime për të përcaktuar se çfarë ndodh saktësisht gjatë rrjedhës së infeksionit të shkaktuar nga varianti B.1.1.7, që mund të çojë në një rrezik në rritje të vdekjes", deklaroi Dr. Amesh Adalja, një studiues në Qendrën e Universitetit Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Në studim, rreziku më i madh i vdekjeve lidhet me variantin, që shfaqet rreth dy javë në rrjedhën e sëmundjes Covid-19 të një pacienti.

Covid