Zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen më 25 Prill

Presidenti i Shqipërisë vendosi 25 Prillin si datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vendit, një kusht kryesor për fillimin e negociatave për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Presidenti Ilir Meta njoftoi datën për të zgjedhur 140 ligjvënësit e rinj pas bisedimeve me partitë politike dhe ndryshimeve kushtetuese, që kishin për qëllim zhvillimin e zgjedhjeve më të besueshme. Të gjitha vendet në parlament do të merren me zgjedhje. Zgjedhjet e Shqipërisë post-komuniste gjithmonë janë kontestuar dhe dëmtuar nga parregullsi duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e numërimit të votave.

Votime

Në korrik të vitit 2020, ligjvënësit kaluan ndryshimet kushtetuese për të mbajtur zgjedhjet me lista të hapura të kandidatëve, koalicione partiake të para-formuara dhe votues të identifikuar në mënyrë elektronike. Lëvizjet kishin për synim të depolitizonin komisionin kombëtar të zgjedhjeve të Shqipërisë dhe të ndjekin rekomandime të tjera nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, që ka monitoruar zgjedhjet e vendit.

Ndryshimet u miratuan pas ndërmjetësimit nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe, që ndihmuan partitë politike të Shqipërisë të arrijnë një marrëveshje. Parlamenti i Shqipërisë tani dominohet nga Partia Socialiste e krahut të majtë, që pritet të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Votime