Planeti që ndryshoi atmosferë

Rreth 41 vjet dritë larg nga Toka gjendet një ekzoplanet, që ka humbur një atmosferë, por që ka fituar një atmosferë tjetër. Shkencëtarët gjithashtu besojnë se planeti, i njohur si GJ 1132 b, ka evoluar në mënyrë drastike nga një atmosferë e gaztë në një botë shkëmbore me madhësinë e Tokës. Është hera e parë, që studiuesit zbulojnë një atmosferë dytësore, të rigjeneruar në një ekzoplanet.

Ky ekzoplanet, që gjendet rreth orbitës së një ylli jashtë sistemit tonë diellor, ka të ngjarë të jetë formuar si një trup qiellor i gaztë me madhësinë e Neptunit. Të tillë trupa qiellorë janë më të mëdhenj se Toka, por më të vogjël se planetët e gaztë si Neptuni. Shkencëtarët besojnë se ekzoplaneti humbi atmosferën e tij të trashë të hidrogjenit dhe heliumit, sepse orbiton rreth një ylli të nxehtë të ri. Rrezatimi i yllit mund ta ketë zhveshur atë atmosferë duke lënë vetëm bërthamën planetare, që është sa madhësia e Tokës.

Planet

Teleskopi tregoi se planeti ka zhvilluar një "atmosferë dytësore" toksike dhe të mjegull të përbërë nga hidrogjeni, metani, cianid hidrogjeni dhe një mjegull aerosoli, e ngjashme me smogun në Tokë. Studiuesit besojnë se aktiviteti vullkanik në GJ 1132 b mund të ketë shkaktuar këtë atmosferë helmuese. Ideja që planetët mund të evoluojnë nga një lloj bote në tjetrën mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët studiojnë ekzoplanetët.

Nga njëra anë, GJ 1132 b është i ngjashëm me Tokën për nga madhësia, mosha dhe dendësia. Ndërsa Toka është shumë e përshtatshme për të jetuar, pasi u formua si një planet i nxehtë me një atmosferë të rëndë me hidrogjen para se të ftohet dhe të rritet në oksigjen. Por planetët ndryshojnë kur bëhet fjalë për mënyrën se si janë formuar dhe distancën nga yjet e tyre përkatës.