Beyoncé thyen rekordin për Grammy Awards

Beyoncé u paraqit në Grammy Awards ditën e Dielë me nëntë nominime, më tepër se çdo artist tjetër. Deri në fund të mbrëmjes, ajo arritit të thyente rekordin për Grammy të fituara nga çdo këngëtar, mashkull apo femër, me 28 çmime.

Blue Ivi

Ylli fitoi çmimet Grammy për videoklipin më të mirë Brown Skin Girl, me pjesëmarrjen e vajzës së saj 9-vjeçare Blue Ivy Carter dhe performancën më të mirë Rap për duetin me Megan Thee Stallion, Savage (Remix). "Kam punuar gjithë jetën time, që nga mosha 9 vjeçare dhe nuk mund ta besoj këtë, që ka ndodhur", deklaroi Beyonce.

Lady Gaga

“Rain On Me” e Lady Gaga dhe Ariana Grande u bë dueti i parë femëror, që arriti të fitonte kategorinë më të mirë të dyshes pop. Çmimet u njoftuan në internet përpara ceremonisë kryesore. Drejtuesi Trevor Noah u shpreh se shfaqja do të ishte ndryshe nga ngjarjet e zakonshme, ku yjet më të mëdhenj të muzikës botërore mblidhen në Los Angeles, por premtoi për një natë spektakolare argëtuese.

Taylor Swift dhe Dua Lipa të dyja kanë nga gjashtë nominime, së bashku me reperin Roddy Ricch. Dua Lipa fitoi çmimin albumi më i mirë vokal Pop.

Dua Lipa