Marrëveshje bilaterale mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e lejeve të drejtimit në të dy vendet

Është konfirmuar marrëveshja bilaterale mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e lejeve të drejtimit në të dy vendet. Pas këtij lajmi, Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se procesi tjetër është njohja e pensioneve. “Që nga sot, lejet shqiptare të drejtimit do të njihen si një dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të ketë vonesa", deklaroi Rama.

Xhcka

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për lejet e drejtimit u arrit pas vizitës së Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka me Ministrin Italian të Punëve të Jashtme, Luigi di Maio, i cili konfirmoi përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali. “Kemi arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Komuniteti Arbëresh në Itali është një urë lidhëse mes dy popujve tanë”, u shpreh Xhaçka.

Xhacka